Veliaj uron Kancelarin e ri të Austrisë Alexander Schallenberg

Shqipëria

Veliaj uron Kancelarin e ri të Austrisë Alexander Schallenberg

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:03
Foto nga takimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur zgjedhjen e Kancelarit të ri të Austrisë Alexander Schallenberg.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Veliaj ka uruar Schallenberg për postin e ri, teksa ka ndarë edhe foto të takimit të mëparshëm në Tiranë kur Kancelari mbante postin e ministrin e Jashtëm të Austrisë.

“I lumtur të shoh mikun tim Alexander Schallenberg në krye të Austrisë mike, si Kancelari i ri Federal.

Kujtoj takimet tona në Tiranë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor,” shprehet ndër të tjera Veliaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat