Noka shkarkohet nga Komisioni i Sigurisë, Spaho-Bashës: Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet!

Shqipëria

Noka shkarkohet nga Komisioni i Sigurisë, Spaho-Bashës: Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet!

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:12
Spaho

Deputeti Edmond Spahu ka ironizuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës, si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe madje e ka paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar nëse vijon ende me shpifjet ndaj kryedemokratit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Spaho shkruan se Basha po sillet si diktatori i Enver Hoxhës, ku pas dëbimeve duhet të fillojë me internimet.

“Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet”, shkruan më tej Spaho.

Postimi i plotë:

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bejme?Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat