Në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 49-vjeçari

Shqipëria

Në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 49-vjeçari

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” është arrestuar nga policia.

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit B.M., 49 vjeç, banues në Lapardha, Berat”, njofton policia.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Për veprime të mëtejshme shtetasi B.M., ju dorëzua DVP Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat