Vetëm 6 studentë të vaksinuar deri tani në Korçë

Shqipëria

Vetëm 6 studentë të vaksinuar deri tani në Korçë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Vetëm 6 studentë janë vaksinuar në dy ditët e parë të vaksinimit të hapur të studentëve në Universitetin e Korçës tek të dyja qendrat e vaksinimit.

Interesi i ulët i studentëve për t’u vaksinuar është pranuar edhe nga drejtori i Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë Mikel Llogori.

Edhe në kushte kur të gjithë studentët e këtij universiteti janë lajmëruar nga fakultetet e ketij universiteti.

Burime zyrtare bëjnë me dije se numri i studenteve të vaksinuar pritet të rritet gjatë ditëve të fillimit të vitit të ri akademik pasi studentët do ta kenë të vështirë për të përballuar financiarisht testet PCR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat