Ministrja Manastirliu: Vaksinimi e vetmja mënyrë për të hyrë në auditorë

Shqipëria

Ministrja Manastirliu: Vaksinimi e vetmja mënyrë për të hyrë në auditorë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:30
Ogerta Manastirliu

Vijon edhe këtë të martë procesi i vaksinimit të studentëve në mbarë vendin.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi Kampusin e Universitetit të Durrësit ku ndoqi nga afër këtë proces.

Duke nxitur studentët të vaksinohen, ministrja u shpreh se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin normalisht në auditorë.

“Ne të gjithë duam që të mos kemi më ndërprerje të shkollave, të mos kemi më mësime që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo çfarë ne duam dhe çfarë ne synojmë është që mësimi tashmë të bëhet në auditorë. E vetmja mënyrë që mësimi të vijojë normalisht, të zhvillohet në auditorë, sipas programeve përkatëse të çdo universiteti dhe fakulteti, është pikërisht që të vaksinohemi”, u shpreh ministrja.

Edhe Rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski i bëri thirrje studentëve të paraqiten në universitet për t’u vaksinuar, pasi duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të kërkohet pasaporta e vaksinimit për të qenë prezent në auditorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat