Rushaj për shkarkimin e Nokës: Vendimi i Bashës në përputhje me kompetecën që kryetari ka

Shqipëria

Rushaj për shkarkimin e Nokës: Vendimi i Bashës në përputhje me kompetecën që kryetari ka

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:03
Alfred Rushaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie Alfred Rushaj ka komentuar vendimin e një ditë më parë të kreut të PD-së Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin e tij për përjashtim nga grupi.

Në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Rushaj tha se vendimi i Bashës është në përputhje me kompetencën që kryetari ka.

Rushaj: Vendimi që mori Basha është një vendim që është marrë në përputhje me kompetencën që kryetari ka.

Sidoqoftë është një vendim i brendshëm i PD dhe padyshim do të respektohet çdo procedurë që është e nevojshme të respektohet për atë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat