Shkarkimi i Nokës, Baçi kundër Bashës: Kush e ka radhën?

Shqipëria

Shkarkimi i Nokës, Baçi kundër Bashës: Kush e ka radhën?

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Shkarkimi i Flamur Nokës nga posti i  nënkryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe paralajmërimi për përjashtim nga grupi ka ndezur edhe njëherë debatin e brendshëm në Partinë Demokratike.

Deputeti Luan Baçi pyet se kush e ka radhën. Në një postim në rrjetet sociale, Baçi thotë se “PD është parti e e fjalës së lirë, votës se lirë, kështu lindi dhe kështu do të vazhdojë.”

Baçi ka dalë kështu kundrë vendimit të Bashës për Nokën, ndërs athekson se PD nuk është pronë e askujt.

Shkarkime, përjashtime, intimidime, presione për mbyllje goje, kurrësesi nuk funksionojnë deri në fund dhe absolutisht nuk janë në të mirë të Partise Demokratike,” shprehet ai ndër të tjera, ndërs athekson se armiku i përbahskët i të gjithëve është Edi Rama.

Reagimi i plotë:

Kush e ka radhen?

Une…? Ju…..? Ai……? Kush….?

Partia Demokratike eshte parti e fjales se lire, e votes se lire, keshtu lindi dhe keshtu do te vazhdoje!

Partia Demokratike nuk eshte prone e askujt, ajo eshte e dhjetra mijra anetareve dhe qindra mijra votuesve dhe simpatizanteve te saj!

Per kedo, qe nga anetari me i thjesht dhe deri ne majen e piramides, jane forumet ato qe vendosin, eshte vota e tyre dhe askush tjeter!

Shkarkime, perjashtime, intimidime, presione per mbyllje goje, kurresesi nuk funksionojne deri ne fund dhe apsolutisht nuk jane ne te mire te Partise Demokratike!

Ne duhet dhe do te vazhdojme te gjithe bashke, armiku jone i vetem dhe i gjithe Shqiptareve eshte Edi Rama dhe rilindja e tij, pavaresishte diferencave qe kemi me njeri tjerin ne gjykim dhe opinioneve qe ndajme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat