Pranimet në shkollën e policisë, Komisioneri shfuqizon kriterin e moshës deri 30 vjeç

Shqipëria

Pranimet në shkollën e policisë, Komisioneri shfuqizon kriterin e moshës deri 30 vjeç

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:21
Akademia e Sigurisë

Katër ditë nga përfundimi i aplikimeve për në Akademinë e Sigurisë në rolin e patrullës së përgjithshme, Komisioni i Diskriminimit ka shfuqizuar një nga kriterët kryesore. Pas ankesës së Sindikatës së Policisë, Komisioneri ka shfuqizuar  kriterin e moshës duke urdhëruar pranimet edhe për kandidatët mbi 30 vjeç.

Pak javë pasi Policia e Shtetit njoftoi hapjen e kursit për 500 vende në shkollën bazë të policisë për patrullë të përgjithshme, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ma rrëzuar një nga kriteret më të rëndësishme të pranimit.

Konkretisht aplikanti për të qenë pjesë e uniformave blu konsiderohej i pranueshëm nëse ishte në moshën 30 vjeç.

Ky fakt është parë me shqetësim nga kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta, i cili e ka dërguar çështjen për shqyrtim tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ky i fundit pasi ka shqyrtuar faktet e rendituara nga Sindikata, ka dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një diskriminim për personat që janë mbi moshën 30 vjeç, të cilët duan të kandidojnë në Akademi të Sigurisë.

Shkresa për këtë vendim do ti dërgohet Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ku brenda 45 ditëve nëse ajo nuk apelohet merr formë të prerë.

Aplikimet për shkollën e policisë mbyllen më 16 tetor 2021 ndërsa më pas fillon shqyrtimi i kandidaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat