SPAK gjen abuzime edhe në polici/ Për tenderin e uniformave nën akuzë 10 zyrtarë. 8 ndodhen në burg

Shqipëria

SPAK gjen abuzime edhe në polici/ Për tenderin e uniformave nën akuzë 10 zyrtarë. 8 ndodhen në burg

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Edhe mbas hetimit të SPAK që dorëzoi 10 persona nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera, uniformat e policisë vazhdojnë të jenë me problem. Kulmi u shënua gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës nga Gledis Nano si numri një i policisë së Shtetit dhe ku u pa se së bashku me të edhe Ard Veliu, ndonëse duhet të mbanin të njëjtën uniformë, ajo ishte e ndryshme.

Veshja policore e dy zyrtarëve dallonte në element të rëndësishëm ku secila kapele kishte kordone dhe strehë të ndryshme si dhe stemat e policisë në të dy krahët e Veliut.

Një gjyqtar paraprak pranë gjykatës Antikorrupsion do të vlerësojë punën e SPAK nëse ka hetuar apo jo deri në fund skandalin e tenderit të Uniformave të Policisë së Shtetit me fond limit 2.8 miliardë lekë. Për këtë cështje SPAK gjeti vetëm 10 persona të implikuar.

Në mbyllje të hetimeve, SPAK konsideron se ish drejtoresha e blerjeve të përqendruara Edlira Naqellari së bashku me anëtarët e komisioneve përzgjedhëse jo vetëm ndikuan gjatë shpalljes së kompanisë fituese por edhe në sasinë e uniformave të policisë. Gjatë masave të sigurisë, secili prej tyre ka insistuar se ka zbatuar detyrën jo vetëm për sasitë e pritshme të produkteve por edhe për cmimet e ofruara dhe pajisjen me sistem elektronik të shpërndarjes së tyre.

Pavarësisht këtij hetimi, uniformat vazhdohet të prodhohen nga i njëjti bashkim operatorësh. Veshjet vazhdohet të jenë të diskutueshme, jo vetëm për cilësinë por uniformitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat