"Vetëm me varkë kalohet", rrugët e Astirit në mëshirë të fatit, banorët: Vijnë vetëm për vota

Shqipëria

"Vetëm me varkë kalohet", rrugët e Astirit në mëshirë të fatit, banorët: Vijnë vetëm për vota

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:52
Ilustrim

"Astiri"  një nga lagjet e populluara të kryeqytetit është lënë në mëshirë të fatit.

Reshjet e shiut e kanë bërë të pakalueshme rrugën "Loni ligori."

Gropat e mbushura në ujë janë kthyer në pellgje ndërsa kalimi është më i vështirë dhe për automjetet.

Banorët e kësaj lagjeje thonë se rruga ka më shumë se 15 vite në këtë gjendje.

"Shikojeni vetë rrugën, ka vite të tëra që rruga është në këtë gjendje. I paguajmë të gjitha taksat rregullisht. Është gjynah të themi që rrimë këtu dhe ka pallate," thotë qytetari.

"Rruga shumë e bukur është, me gropa, me ujë," thotë një tjetër.

"Mos e pyet më se jemi tamam sikur jemi në Tiranë. Kjo rruga është 500 metra dhe nuk i del të vjedhin, nuk vjedhin shumë se është distanca shumë e vogël," thotë qytetari.

Të gjithë kanë një thirrje për pushtetin vendor.

Për to kalimi duhet të bëhet me varkë.

"Premtimet kur marrin votat, si përherë."

"Me varkë, me të gjitha mënyrat duhet të kalojmë. Po të kesh varkë është shumë e lehtë."

"Kur vjen koha e votimeve e kemi mbaruar atë punë, sa mbarojnë votimet nuk i vjen më asnjë mbrapa kësaj pune. Këtu vetëm varka."

Duke qenë se për shtrimin e rrugës premtohet etëm në kohë zgjedhjesh banorët e kësaj lagjeje do të duhet të presin zgjedhjet e ardhshme. Deri atëherë pse jo të mendojnë për të blerë dhe një varkë për të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat