Berisha thirrje Ramës nga Kukësi: “Ndiqe këtë foltore se është punë burrash, jo pengjesh”

Shqipëria

Berisha thirrje Ramës nga Kukësi: “Ndiqe këtë foltore se është punë burrash, jo pengjesh”

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:50
Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur “Foltoren” në Pallatin e Kulturës në Kukës.

Ai ka deklaruar se përulet para demokratëve të Kukësit, të cilët kanë qëndruar si viganë të pamposhtur.

Nga Kukësi, Berisha i ka bërë thirrje Ramës ta ndjekë këtë Foltore, pasi kjo është punë burrash jo pengjesh.

“Përulem me nderim para demoktratëve të Kukësit, Hasit, Tropojës, të cilët kanq qëndruar si vigan. Kanë qënduar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD. Ta kthejnë PD në parti të fitores së sigurtë. Në emër tuaj, Edvin ndiqe këtë foltorë, është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Burrash dhe grash të lira”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat