Kriza energjetike, Arben Malaj: Qeveria komunikim arrogant, edhe FMN tha që të shtyhen projektet afatgjata

Shqipëria

Kriza energjetike, Arben Malaj: Qeveria komunikim arrogant, edhe FMN tha që të shtyhen projektet afatgjata

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:57
Arben Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” komentoi krizën energjetike. Ai tha se qeveria prezantoi krizën me anë të një komunikimi arrogant, që krijoi panik.

Për Malajn prioritet duhet të ishte se si të mbroheshin shtresat e varfra ndërsa shtoi se dhe shefja e FMN ka kërkuar që të shtyhen projektet afatgjata.

Arben Malaj: Ajo që akoma askush se thotë me kompetencë është që do të jetë goditje e menjëhershme, e përkohshme apo afatgjatë. Komunikimin publik s’duhet të krijojë panik. Që ka rritje çmimesh ka, nëse është afatshkurtër nuk kthehet menjëherë në nivelin që ishte. Në këtë pikë shteti duhet të ketë rezerva strategjike. Nëse është afatshkurtër të gjitha vendet reagojnë menjëherë, sepse goditja e lehtë mund të shkojë më rëndë. Funksioni i çdo qeverie është të ndihmojë individët, që të qartësohen për të ardhmen. Të thuash që kjo është luftë si tërmeti dhe pandemia, thotë që shton rrezikun. Edi Rama duhet të thoshte që do të goditemi, me këtë nivel inflacioni, do preken këto kategori dhe kërkohen kaq fonde. Opozita është shumë e dobishme për të ndalur përkeqësimin. A ishte skandali i fundit i kancelarit austriak? Pse e dha dorëheqjen? Manipulim me sondazhe. Pse duhet të presim 2 mln dokumente të “Pandora Papers” ku është gati. Në zgjedhjet e fundit, kryeministri shkoi ballë për ballë me naftëtarët dhe u tha që ç’keni ju se kemi gjetur një investitor që ma ka siguruar presidenti i Azerbajxhanit, ndërkohë ky është një nga emrat në “Pandora Papers”.

Si do të mund të dalim nga kriza?

Arben Malaj: Skenari parë është të ndihmojmë më të varfrit. Unë kam qenë kundër propozimit të opozitës, për uljen e TVSH. E ulëm për arsimin, farmacinë. Po jo të gjithë shqiptarët janë të varfër, po që ka shqiptarë deri te buka e gojës, vetëm intelektual Ahmetaj nuk e di këtë, sepse shqiptarët kanë shkuar në burg për mos pagimin e dritave. Shefja e FMN tha sot që të shtyhen projektet afatgjata dhe të ruhen njerëzit. Jo rastësisht Edi Rama miratoi si vendim të parë gradën. Me këtë rritje çmimi dhe këtë papërgjegjshmëri, mund të ketë tensione dhe trazira sociale. Ne shtojmë policët, por jo punonjësit social.

Plani me tre pika i qeverisë, sa realist t’u duk?

Arben Malaj: Pika e parë ishte që do të mbrohen shtresat në nevojë. Nuk jam dakord që mund të kemi energji pafund. Sepse 5 ditë energji, 5 mln euro, kush do i përballojë këto? Ka vende që në kohë krizash thotë se do të ketë reduktime në konsum. Në thellimin e krizës, keqqeverisja me 4 elemente që është arrogante, e babëzitur. Qeverisja nuk është demagogji, por është tregues. Kapitalizmi ka dhe aspektin moral, sepse ti votohesh që qytetarët të jetojnë më mirë,

Sa kosto politike ka zhgënjimi i qytetarëve?

Arben Malaj: Ka aq kosto sa zgjedhjet e 2021 kanë pasur një sistem simetrik siç atje siç ndodhi në Austri që bëhet gjithçka për të deformuar vullnetin e votuesve. E dini sa janë punësuar? Të gjitha politike. Pse u kriminalizua politika shqiptare? Opozita është e domosdoshme për të bërë një presion politik, por nuk shërben si alibi për keqqeverisjen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat