Andi Bushati: Konflikti Berisha-Basha zgjidhet vetëm me votë

Shqipëria

Andi Bushati: Konflikti Berisha-Basha zgjidhet vetëm me votë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:10
Andi Bushati

Deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se nuk do të lejojë “bunkerizimin e PD nga Sali Berisha”, për analistin Andi Bushati tregon “humbje të ekuilibrit”.

“Ka treguar humbje ekuilibri ditët e fundit. Dje për një fjalë goje kërcënoi me përjashtim. Sot në mëngjes iu vesh gazetares pa lidhje. Ka një çekuilibrim dhe deklarata duhet parë në këtë kuadër”, tha ai.

Sipas Bushatit kjo vjen sepse “Basha nuk ka vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë ndaj Sali Berishës dhe kundërshtarëve të tij që po shtohen brenda partisë”.

Analisti Bushati shtoi se fraza e bunkerizimit është akuza e parë e Bashës ndaj Berishës, por shtoi se konflikti politik mes tyre mund të zgjidhet vetëm me votë.

“Basha mund të ketë të drejtë por duhet të fitojë me votë përballë Berishës. Në demokraci ne njohim vetëm votën”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat