Prapaskenat! Grida Duma tregon pse u shkarkua Flamur Noka nga Lulzim Basha

Shqipëria

Prapaskenat! Grida Duma tregon pse u shkarkua Flamur Noka nga Lulzim Basha

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 22:07
Grida Duma

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka hedhur poshtë deklaratat se, përjashtimi i Flamur Nokës nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, ka ardhur për shkak të mendimit ndryshe.

Ajo tha se  kjo nuk ka ndodhur për shkak të lirisë së fjalës, por për shkak të interpretimit ndryshe të asaj që ka ndodhur në mbledhje.

“Situata nuk është e zakontë dhe ka ngjarje jashtë këtij normaliteti, i cili duhet kuptuar siç është nuk ka ndodhur për shkak të kritikës e mendimit ndryshe dhe lirisë së fjalës. Por kushdo që ka mendim ndryshe, por bën brenda dhe jashtë dyerve dhe pasi del nga një mbledhje.

Në asnjë moment nuk ka të bëjë me zërin ndryshe, apo kundër, por ajo që është diskutuar në mbledhje nuk është ajo që ka dalë në publik, nuk ka ndodhur që kreu i PD t’i drejtohet vetëm me mbrojtje e kujdes anëtarësisë së PD”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat