Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Karamuço: Sfidë për institucionet shqiptare

Shqipëria

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Karamuço: Sfidë për institucionet shqiptare

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 08:42
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke analizuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm, deklaroi se kjo do të jetë një sfidë për institucionet shqiptare. Në një intervistë për mediat dje, ai deklaroi se 36 mijë refugjatë në vit, është një shifër shumë e lartë për një zonë si Lezha.

Gjithashtu ai paralajmëroi për trazira si brenda ashtu dhe jashtë kampit.

“Ne kemi një traditë se si presim i sistemojmë pavarësisht atyre kushteve modesteve. Por ky është një rast më ndryshe. Para disa ditësh një person doli dhe vrau dy tifozë suedezë. 42 vetë, vetëm vjet janë zbuluar nga autoritetet italiane që i përkasin ISIS. Kjo është një shifër që na bën të shqetësohemi, kur flasim për një zonë si Lezha. Do të jenë 3 mijë, por edhe në Lampeduza që ka një kamp që është 600 veta por ka mbi 1 mijë.

Nuk dihet se si do të jetë fluksi. Do të jetë një sfidë shumë e madhe. Ratifikimi me ligj në Parlament e konsideroj që duhet bërë. Edhe në rastin e ngjarjeve që mund të ndodhin brenda kampit është diçka që i përket shtetit shqiptar. Këta vijnë edhe nga luftëra, vijnë të zemëruar”, deklaroi Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat