Sarandë - Forcat Detare ndihmojnë 2 shtetas britanik në skafin me flamur grek

Shqipëria

Sarandë - Forcat Detare ndihmojnë 2 shtetas britanik në skafin me flamur grek

Më: 6 maj 2017 Në ora: 00:48
ilustrim

Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-117 “Shiroka” i ka ardhur në ndihmë dy shtetasve britanikë, të cilët ndodheshin në bordin e një skafi turistik në gjirin e Sarandës.

Skafi turistik “GIANNINAS” me flamur grek që kishte në bord dy shtetesit angleze,  Patrick Muldoon dhe  William Caster, kishte ngelur në det të hapur, pasi i kishte mbaruar karburanti.

Me marrjen e sinjalit Anija P-137 “Shiroka” kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në Portin e Sarandës. Skafi u ankortua në portin e Sarandës dhe gjendja shendetsore e shetasve anglezë është e mire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat