Pas apelit të Ramës, tërhiqet edhe kandidati i pavarur në Kavajë

Shqipëria

Pas apelit të Ramës, tërhiqet edhe kandidati i pavarur në Kavajë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 02:06
Astrit Haka

Ftesës për tu tërhequr nga zgjedhjet e 7 majit në Kavajë iu përgjigj pozitivisht edhe kandidati i pavarur Astrit Haka.

Pas tërheqjes Haka ka deklaruar se ai nuk dëshiron destabilizimin e vendit, duke ju bashkuar kështu deklaratës së kryeministrit Rama, i cili theksoi më herët se PS tërhiqet nga zgjedhjet në Kavajë për të mos destabilizuar Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat