Shtrohet tapeti gjigant me motive shqiptare për 230-të artistët e BJCEM-it

Shqipëria

Shtrohet tapeti gjigant me motive shqiptare për 230-të artistët e BJCEM-it

Më: 6 maj 2017 Në ora: 02:36
Tapeti

Për këta artistë në Sheshin 'Nënë Tereza', është shtruar një tapet i madh me motive shqiptare, gjë që i ka dhënë një pamje krejtësisht ndryshe këtij sheshi.

230-të artistët që sivjet janë pjesë e Bienalës së Artistëve të Rinj të Mesdheut, dje janë pritur në një mënyrë shumë interesante nga Bashkia e Tiranës, aty edhe ku nisi kjo ngjarje e madhe kulturore, shkruan KultPlus. Për këta artistë në Sheshin 'Nënë Tereza', është shtruar një tapet i madh me motive shqiptare, gjë që i ka dhënë një pamje krejtësisht ndryshe këtij sheshi.

Image

Një gjë të tillë e tregoi nëpërmjet rrjetit social Twitter, i pari i kryeqytetit shqiptar Erion Veliaj, i cili në këtë mënyrë edhe ju ka uruar mirëseardhje këtyre artistëve. “Sheshi 'Nënë Tereza', është shtruar me një tapet të madh me motive tradicionale për t’i mirëpritur 230 artistët për Bienalen e Mesdheut”, ka shkruar Veliaj.

Që nga dje e deri më 9 maj në Shqipëri do të mbahet Bienalja e 18 mesdhetare me 230 të rinj pjesëmarrës nga vendet e Evropës dhe Mesdheut. Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore merr pjesë edhe Kosova me artistët si Alban Fejza, Leart Rama, Jetullah Sylejmani, Oborri dhe Yll Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat