PS ndez motorrët e fushatës më 9 Maj... ja çfarë pritet të ndodhë në Durrës

Shqipëria

PS ndez motorrët e fushatës më 9 Maj... ja çfarë pritet të ndodhë në Durrës

Më: 6 maj 2017 Në ora: 06:22
Edi Rama

PS pritet të nisë fushatën e saj elektorale, ndryshe nga herët e tjera në qytetin e Durrësit.

PS do të mbledhë më 9 maj Kongresin Elektoral të PS-së, duke i dhënë kështu zyrtarisht nisjen fushatës.

Kongresi do të mblidhet në orën 9 dhe do të shpallet programi elektoral i PS-së.

9 Maji vjen një ditë pas datës fundore të negociatave. Kryeministri Rama është shprehur këtë të premte se do të tentojë të gjejë një zgjidhje në negociatat me Bashën, por pas orës 12 të natës, kur 8 maji të kthehet në 9, gjithçka do të ndalojë për ecur më pas përpara i vetëm drejt 18 qershorit.

Kongresi elektoral i PS-së do të zhvillohet në Pallatin e Sportit Ramazan Njala në Durrës, ku do të flasë kryeministri dhe do të prezantohen pikat e programit e kandidatët për deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat