Ja ç'po ndodhte në Kavajë kur Rama tërhoqi kandidatin nga gara

Shqipëria

Ja ç'po ndodhte në Kavajë kur Rama tërhoqi kandidatin nga gara

Më: 6 maj 2017 Në ora: 09:51
Kavajë

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr nga zgjedhjet në Kavajë duket se ka qenë i minutës së fundit, pasi nëse do të ishte marrë më herët, ndoshta PS-ja vendore do të kishte anulluar festën me rastin e përmbylljes së fushatës zgjedhore për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës.

Qindra mbështetës të Partisë Socialiste në Kavajë, u mblodhën pasditen e djeshme në stadiumin “Besa” për të festuar me një festë me birra mbylljen e fushatës zgjedhore. Siç duket edhe nga fotot dhe pamjet filmike nga terreni, anëtarët e PS-së i janë gëzuar festës, pavarësisht se disa minuta më vonë, gjithçka që bënë në një muaj fushatë do të kthehej në nul.

Në festime ishte i pranishëm Ministri Arben Ahmetaj, koordinatori i PS-së për Kavajën, si dhe kandidati në garë, Klodian Shehi.

Me dhjetëra anëtarë të FRESSH në Kavajë trokitën gotat me birrë, duke i uruar suksese kandidatit në garë, por pas deklaratës së Ramës atyre u mbetet vetëm t’i gëzohen festës me birra, pasi garë më 7 maj duket se nuk do të ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat