"E çuat popullin për lesh", Rama i kthehet ashpër komentuesve / Replikat

Shqipëria

"E çuat popullin për lesh", Rama i kthehet ashpër komentuesve / Replikat

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:58
Edi Rama

Pas publikimit të një fotoje nga sheshi “Nënë Tereza”, ku në kuadër të organizmit të bienales mesdhetare e që mbahet në Tiranë, kreu i qeverisë nuk ka nguruar që të replikojë gjatë me qytetarët për çështje të ndryshme.

Këto janë disa nga replikat e shumta, ku dominojnë ato për zgjedhjet në Kavajë si dhe mundësinë e heqjes së çadrës së PD-së, nga Bulevardi.

Replikat  

Komentuesi: Ne shahun qe po luan me Lulin, sapo humbe nje figure. Kujdes! Mund te shkoje loja si me ate gocen e vogel qe e mbyll me batuten; "...dhe se shpejti mat!". 

Edi Rama Eshte ai momenti kur i ze kalit ngastren ku do te kerceje per te mbrojtur mbretin nga kapja gjalle 

Komentuesi: Elis Bejko Z. Kryeminister me vendimin e djeshem ju treguat maturi ne sy te nderkombetareve... por ne kulturen shqiptare ju treguat dobesi... shume e shume se cadra u zhgenjyen.... dhe dicka tjeter... cadra theu ligjin duke ber thirrje per bllokim zgjedhjesh... ndersa Ju thyet kushtetuten duke anulluar zgjedhjet... besoj se kete te drejte se keni Ju... e ka populli dhe parlamenti

Edi Rama: Elis, kujdes, ne nuk anulluam zgjedhjet thjesht terhoqem fituesin, ndersa kultura shqiptare sic e quani ju traditen politike te valles se shpatave, eshte e shkuara qe s'duhet te perseritet! 

Komentuesi: Cadra esht si mesi por kryeministri esht si tredhembshi juventin kielini bufon bonuci hahahhaha prandaj sja kemi friken çadrës 

Edi Rama: Mooooos me Leon, Leo eshte si partiture e Moxartit Cadra eshte si aheng pa partiture 

Komentuesi: Mire mengjesni ! Nje gje nuk kuptoj aty ne ate shtet jetojem ne. Evrop dhe greva te tilla nuk kemi jetuare prej 3-4 muajsh , ca quhet kjo ca lloi greve eshte , dhe sa do ti lejoni aty , tani hapet dhe turizmi nuk ka ligje tua hedhi poshte ate cader ..!...

Edi Rama: Rri i qete Antik, plazhet jane te pastra gati per sezonin, taksirati s'eshte i yti po i atyre qe do treten ne vapen e Cadres 

Komentuesi: Fitoren e par e mori pd ja I pa fuqishem shteti para lulit kjo do me then se ska shtet nyk ka forcen e saj per te garantu zgjedhje te lira prndaj ik sa me shpejt e leje popolli te qet 

Edi Rama : Arben, fitore pa ndeshje paste gjithmone Luli se vetem ato ka pasur qekur e ka marre Doktori per dore dhe e ka futur ne politike, sa per shtetin rri i qete se shteti nuk eshte per te marre pjese ne stervitjet e Lulit. Ndeshja eshte ne 18 qershor, ne 7 maj s'kishte ndeshje dhe po te kujtoj qe kandidati yne eshte kryetar bashkie keshtu qe s'ka lidhje 7 maji me 18 qershorin! 

Komentuesi: Sa bukur ... shumica e shqipetareve te hane kte qylymin per shen gjergj , u boft mire. Se cdo gje tjeter i kemi si ne zvicer , lum ne se mos na merr syni keq

Edi Rama: Lirim zotnia juaj tavolinen e paska plot dhe ashtu e paci gjithmone, po megjithese s'e kuptoj pse duhen ngritur dy gishtat kur hahet buke, te sugjeroj mos u qash hallin shqiptareve se ka kush u'a qan dhe mos tallesh me artin se bagetine nga njeriu e dallon pikerisht fakti se njeriu nuk ka vetem goje per te ngrene e zorre per te tretur ushqimin, po ka edhe ca nevoja te tjera joushqimore... Tung 

Komentuesi: Bravo jeni qeveri rreformash dhe për ndërtimin e vëndit po mos i lësho shum pe ati Lylit se po mer zemër ai llogarit vetëm sa të pa shpirt ishin kur ishin në pushtet të ishe ti tani opozit dhe në çadër në vënd të flliqsirës Lylit ai sdo e rruante për ty dhe partin tënde prandaj të lutem Edi mos i ha presionet e plerës.rrespekt 

Edi Rama: Nard, prandaj nuk jemi te gjithe njesoj 

Komentuesi: Zoti kryeminister...si nuk e ban nje gja ne shkoder ? Si nuk investon edhe per shkodren...kryeministri asht per gjithe popullin dhe jo ti ndash sepse atje nuk ke marr votat... 

Edi Rama Nuk ke informacion Françesk

Komentuesi: Po , N'SHNJERGJ, ne knej ka anet tona kena hy qe me 23 Prill, o shoku k.m. Problemi eshte se , te gjitheve ju politikanve shqipfoles qe e quat kete popull per lesh tash , ketu e 100 vjet rrjesht, po ju jap nje urim te vecant; Mos ju zanshin , Shnjergjat qe vine vitin tjeter. 

Edi Rama: Bernard, ti si komentator shqipfoles mos i meso femijet e tu me mallku te tjeret se gjynah te te ngjajne ne kete pike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat