Presidentja kroate uron Metën: E sigurt që do të zhvillojmë me sukses marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona

Shqipëria

Presidentja kroate uron Metën: E sigurt që do të zhvillojmë me sukses marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona

Më: 6 maj 2017 Në ora: 15:21
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka uruar z. Ilir Meta për zgjedhjen President i Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, Kolinda Grabar Kitaroviç shpreh bindjen se Meta do t’i përkushtohet tërësisht këtij misioni të përgjegjshëm për progresin e Shqipërisë dhe mirëqenien e te gjithë qytetarëve.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim, kam kënaqësinë t’ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Jam e sigurt që ju do t’i përkushtoheni tërësisht këtij misioni të përgjegjshëm për progresin e vendit tuaj dhe mirëqenien e te gjithë qytetarëve. Unë shpresoj dhe jam e sigurt që gjatë kësaj kohe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë me sukses marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve në të gjitha fushat ne te mire të qytetarëve tanë”, shkruan në mesazhin e urimit presidentja kroate.

Kitaroviç thekson se “po pres me padurim një mundësi në të ardhmen e afërt për të shkëmbyer pikëpamjet mbi perspektivat për çuar më tej dhe intensifikuar marrëdhëniet bilaterale ekzistuese ndërmjet Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të Marrëveshjes Trepalëshe të Adriatikut, duke përfshirë çështjet kryesore të axhendës euroatlantike”.

Për më tepër, vijon ajo, në të njëjtën kohë unë dua të theksoj që Republika e Kroacisë mbështet procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë dhe është e gatshme të vazhdojë t’i japë asaj përvojën e duhur  në procesin e që sa ka përmbyllur Kroacia.

“Jam e sigurt që bashkëpunimi ynë do të jetë i suksesshëm në Procesin Brdo-Brijuni, i cili është një  format i shkëlqyer për përfshirjen në dialog në forcimin e bashkëpunimit dhe stabilitetin në Europën Jug-Lindore dhe konfirmon prespektivën e konsolidimit te tij në kuadër të Bashkimit Evropian”, përfundon mesazhi i urimit të presidentes kroate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat