Berisha: Raporti im me Ilir Metën, pse s’e urova për Presidencën

Shqipëria

Berisha: Raporti im me Ilir Metën, pse s’e urova për Presidencën

Më: 6 maj 2017 Në ora: 18:07
Sali Berisha - Ilir Meta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shtetit. Në një intervistë dhënë për gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Berisha shpjegon përse nuk e uroi Metën për këtë detyrë.

“Unë mendoj se Presidenti i ri u zgjodh në një moment thellimi krize. E kam theksuar dhe e theksoj nuk kishte opozita pretendime për postin e Presidentit, por vendi kishte më nevojë se kurrë për një proces në zgjedhjen e Presidentit, siç është bërë katër vite më parë me zgjedhjen e Nishanit, pa pasur probleme të tilla madhore krize.

Në mendimin tim ka pasur prej kohësh një marrëveshje të vendosur që postin e Presidentit ta kishte LSI-ja, ndonëse pranoj që mazhoranca i kishte votat dhe mundësitë për ta zgjedhur Presidentin dhe opozita e sigurt, nuk kishte pretendime për postin e Presidentit.

Por, këtë vit, më shumë se kurrë ky proces duhet të ofrohej si një proces negocimi, dialogu për të bërë një hap real më tej në zgjedhjen e krizës. Në këtë kontekst, unë e kam shprehur se kjo zgjedhje vetëm sa thellon më tej krizën dhe për mua kjo përbën një problem serioz” – tha Berisha.

Ai qëndron Berisha ende idesë se Meta u ngrit në detyrë nga Rama me qëllim që ta godasë më vonë.

“Ekzakt! Sepse, 4 vite me radhë, sidomos 3 të parat, Edi Rama bëri një betejë të paimagjinueshme për eliminimin e Ilir Metës në të gjitha mënyrat, me qëllimin e vetëm për të marrë LSI, e cila për hir të së vërtetës i nxjerr Edi Ramës telashe shumë të mëdha.

Pasi dështoi në këtë përpjeke, E vërteta është se Meta ia ktheu reston çdo ditë atij, nuk la rast pa e goditur për çështjet më madhore, qoftë për reformën në drejtësi qoftë dhe për vështrimin e krizës, të cilën ai e parandiente, që një krizë e thellë po duket në horizont dhe kërkonte zgjidhjen e saj” – tha Berisha.

Por cila është marrëdhënia e Sali Berishës me Ilir Metën. Ky i fundit përsërit se “ka dobësi për doktorin”, por a e konfirmon këtë edhe ish-partneri i tij në qeveri?

“Marrëdhëniet e mia me të, janë marrëdhëniet që janë  midis një opozitari dhe një qeveritari. Të tilla janë. Por kjo, as për zotin Meta, as për zotin Rama po të ishte, nuk më pengon mua asnjëherë të vlerësoj çdo hap pozitiv të bërë me transparencë. Zoti Meta gjatë drejtimit të Parlamentit është përpjekur të krijojë hapësirat, në kundërshtim me vullnetin e PS, t’i krijojë opozitës hapësirat e nevojshme në parlament.

Ka pasur një debat lidhur me kohën që më jepet për të folur. Edi Rama nuk e njeh parlamentin. Ai njeh vetëm veten e tij. Shkaku më kryesor që ai përfundoi jashtë parlamentit, ne dolëm me vendim kurse ai kishte një muaj e gjysëm që nuk shkelte më në parlament, ishte vetja e tij.

Sepse nëse kryeministri vjen në Parlament dhe flet përçart, dhe flet jo për një temë të caktuar por flet çdo gjë dhe vjell vrer vetëm ndaj opozitës, i krijon opozitës të gjitha mundësitë t’ja kthejë dyfish atij. Ne nuk hezituam për ta bërë këtë. Nga ana tjetër, Meta ndërhyri vendosmërisht në një moment kritik për votimin e neneve të Kushtetutës” –thotë Berisha.

A ka bëyrë një gabim Ilir Meta?

“Bëri një gabim fatal mbrapa, kur votoi ligjet në kundërshtim me Kushtetutën, por Kushtetutën ne nuk po e votonim, dhe i qëndroi edhe ai presioneve, pasi ato nene që kërkonin të votoheshin kishin për qëllim ta shpallnin Edi Ramën monark të drejtësisë shqiptare, çka me kushtetutë nuk është, e ka marrë me ligje por të jesh e sigurtë që shqiptarët edhe atë do ia heqin” – tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat