Kandidati i PS në Kavajë flet një ditë pas tërheqjes nga gara: U habita, por Ramës i besoj

Shqipëria

Kandidati i PS në Kavajë flet një ditë pas tërheqjes nga gara: U habita, por Ramës i besoj

Më: 6 maj 2017 Në ora: 21:43
Klodian Shehi dhe Edi Rama

Një ditë pasi është dorëhequr nga gara për kreun e Bashkisë Kavajë, kandidati i Partisë Socialiste, Klodian Shehi nuk e fsheh habinë që i ka lënë vendimi i papritur i kreut të partisë së tij për tu tërhequr nga zgjedhjet, të cilin e ka mësuar teksa festonte përmbylljen e fushatës.

Megjithatë, kryebashkiaku në detyrë në një intervistë për News 24 shprehet i bindur për një rikandidim të dytë nga Partia Socialiste nisur nga mbështetja që gëzon nga kryeministri dhe ministri Ahmetaj që është edhe koordinator i PS-së së Kavajës.

“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit. Jam ende i habitur për vendimin e tërheqjes nga gara, por i besoj kryeministrit dhe arsyeve të tërheqjes dhe jam gati të përballem me çdo kandidat të opozitës”,- thotë ai.

Por nga kampi tjetër nuk duket asnjë sinjal pozitiv se kur opozita do të japë konsensusin për zgjedhjet në Kavajë. Për kreun e degës së Partisë Demokratike të Rrethit, Isa Sakja zgjedhjet do të bllokohen edhe në 18 qershor.

Sakja mohon zërat për skenarë të opozitës për të desbilizuar Kavajën në ditën e zgjedhjeve duke ripërsëritur qëndrimin e kryetarit Basha se në 7 maj në Kavajë do të mbahej vetëm një tubim paqësor me shumë të ardhur nga rrethet.

“Zgjedhje në Kavajë do këtë vetëm pas konsesusit politik. Këtu nuk ka patur asnjë skenar dhune, pasi ne jemi qytetarë dhe e e duam Kavajën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat