Mori pjesë në aktivitetin ku ishte dhe Rama, Bregu reagon me një video

Shqipëria

Mori pjesë në aktivitetin ku ishte dhe Rama, Bregu reagon me një video

Më: 6 maj 2017 Në ora: 22:41
Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ishte e pranishëm pasditen e sotme në një aktivitet të zhvilluar për ditën e Europës në Gjirokastër.

Prania e Bregut në këtë aktivitet ku ishte pjesë edhe kryeministri Edi Rama u komentua shumë në media si një braktisje që i ka bërë ajo PD-së.

Ndërsa përmes një statusi në profilin e saj në ‘Facebook’, Bregu shkruan se ajo do të jetë në çdo aktivitet ku bëhet fjalë për Europën.

“Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.  Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana.  Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!

Te asaj Europe qe u be fati im politik!

Kujtdo nuk i pelqen, le te marre fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton!

Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!”, shkruan Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat