KQZ s’ka tagër të anulojë zgjedhjet në Kavajë

Shqipëria

KQZ s’ka tagër të anulojë zgjedhjet në Kavajë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 23:07
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vënë përballë pamundësisë së veprimit për anulimin e zgjedhjeve në Kavajë pas dorëheqjes së dy kandidatëve. 

Mundësia më e mirë që shihet për këtë situatë është tërheqja e komisionerëve duke e bërë të pamundur nisjen e votimit.

Pas tërheqjes se dy kandidateve të vetëm dhe kur na ndaj pak orë nga data e dekretuar për votimet në Kavajë, Komisioni Qëndror  i Zgjedhjeve është para pamundësisë për të vepruar. Kjo pasi nuk ka mekanizma ligjorë për të vendosur mbi këtë situate, kur janë printuar rreth 63 mijë fletë votimi.

Ende nuk ka ndonje vendim, nëqoftëse institucioni qëndrorë  i administrimit të zgjedhjeve do të mblidhet për të shqyrtuar apo vendosur mbi dorëheqjen e dy kandidatëve, por burimet  i thanë Ora News se situata është e paprecedentë dhe zgjidhja mund te vijë vetëm nga politika, pasi në kodin zgjedhor nuk parashikohet asnjë mekanizëm ligjor.

Në këto kushte mësohet se rruga që do të ndiqet është tërheqja e komisionerëve nga KZAZ-ja e Kavajës dhe nga qendrat e votimit. Veprim që merret në kushtet kur vetë subjekti politik në këtë rast Partia Socialiste i ka kërkuar kandidatit dorheqjen për të pamundësuar zgjedhjet.  Ky akt do t’i pamundësonte Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve,  shpërndarjen e materialeve dhe hapjen e qendrave të votimit duke sjellë në këtë  mënyre dështimin e procesit. Vetëm në këtë rast KQZ do të mblidhej për të shpallur pavlefshmërinë  e procesit të 7 majit. Pas një veprimi të tillë, presidenti Bujar Nishani do të duhet të dekretojë një datë tjetër për zhvillmin e zgjedhjeve.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat