Jeta në komunitet, ndryshon koncepti i administratorit

Shqipëria

Jeta në komunitet, ndryshon koncepti i administratorit

Më: 6 maj 2017 Në ora: 23:48
Eglantina Gjermeni

Edhe pse ka një ligj për administrimin e hapësirave të përbashkëta të banimit, ai zbatohet shumë pak ose aspak, me përjashtim të disa komplekseve në kryeqytet.

Për ta bërë të zbatueshëm, duke zgjidhur kështu problemet me të cilat qytetarët përballen çdo ditë, nga infrastruktura deri tek konfliktet me njëri-tjetrin, Ministria e Zhvillimit Urban propozon rregulla të reja që lidhen kryesisht me funksionin e administratorit. 

“U përcaktua më qartë koncepti i administratorit duke sjellë risi faktin se përveç problematikave të jetës së përditshme në bashkjetesën në komunitet, të kishte rol më të madh edhe sa i përket sheshimit të konflikteve të banorëve”, deklaron ministrja Eglantina Gjermeni, shkruan TCH.

Por ndryshimi kryesor duket se është rritja e rolit të bashkisë në mbështetje të tij. Bashkia ndërhyn për caktimin e administratorit nëse ai nuk zgjidhet nga vetë banorët. Por, edhe ky i fundit mund t’i drejtohet bashkisë për problemet që has me qytetarët. 

“Në rastet kur qytetarët nuk plotësojnë detyrimet kanë mundësi t’i drejtohen bashkisë për asistencë, bashkia mund të ndërhyjë qoftë si ndërmjetësuese, por edhe për t’iu drejtuar gjykatës”, thotë Gjermeni. 

Banorët paguajnë një tarifë fikse mujore për administrimin e hapësirës së përbashkët që nuk është përcaktuar ende, pasi ligji është në fazë konsultimi me ta. 

Administratori do të zgjidhet nga Asambleja e Bashkëpronarëve, për një mandat minimalisht 1-vjeçar dhe mund të jetë person fizik, ose një subjekt që ushtron veprimtarinë e menaxhimit të ndërtesave në mënyrë profesionale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat