U shfaq në aktivitetin ku fliste Rama, vjen reagimi i Majlinda Bregut: Kujtdo që nuk i pëlqen…

Shqipëria

U shfaq në aktivitetin ku fliste Rama, vjen reagimi i Majlinda Bregut: Kujtdo që nuk i pëlqen…

Më: 7 maj 2017 Në ora: 07:56

Deputetja demokrate Majlinda Bregu reagon pasi u pa në krah të ish-ministrit, Bledi Cuçi teksa dëgjonte fjalën e kryeministrit, Edi Rama në Gjirokastër, në një event ku përkujtohej Dita e Europës.

Për këdo që nuk i vjen mirë, deputetja thotë se do ta ndjekë Europën kudo të jetë nëpër Shqipëri.

STATUSI I PLOTË I MAJLINDA BREGUT
“Eshte i treti vit qe Dita e Europes udheton ne kryeqendrat e kultures shqiptare.

Sot ishte ne Kalane e Gjirokastres. Me nje performance te shkelqyer te Robert Bisha & Fanfara Tirana. Nuk di ku do te jete vitin tjeter, por do te jem perseri kudo ku te kujtohet dita e Bashkimit te Europes!

Te asaj Europe qe u be fati im politik! Kujtdo nuk i pelqen, le te marre fryme e te mendoje mire cila eshte e ardhmja qe Shqiperia meriton! Do ta ndjek Europen kudo te jete neper Shqiperi!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat