Digjet makina e kreut të PS-së në Lezhë

Shqipëria

Digjet makina e kreut të PS-së në Lezhë

Më: 7 maj 2017 Në ora: 08:40
Makina e djegur e kryetarit të PS-së, Lezhë

Makina e kryet të PS-së së Lezhës është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm në afërsi të prefekturës së Lezhës.

Bëhet fjalë për mjetin tip “Benz” në pronësi të Andi Markut, kryetar i PS-së së Lezhës dhe ish-kryetarit të Komunës së Kolshit në këtë qark.

Gjithashtu ai ka qenë shef komisariati në Lezhë dhe në disa qytete të tjera në vend.

Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjetit, nëse është një incident apo një djegie e qëllimshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat