Senati Amerikan uron Metën President, Hatch kujton bisedën në SHBA

Shqipëria

Senati Amerikan uron Metën President, Hatch kujton bisedën në SHBA

Më: 7 maj 2017 Në ora: 10:33
Ilir Meta

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar Ilir Metës zgjedhjen President të Shqipërisë.

Përmes një letre, Orrin G.Hatch, kujton takimin me Metën gjatë inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

“Mua më pëlqeu thellësisht biseda jonë për reformën në drejtësi, trafikun e drogës dhe kauzën tonë të përbashkët për të mundur ISIS-in. Me të vërtetë, si një nga anëtarët më të rinj të NATO-s, unë e vlerësoj thellësisht kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në Evropën jugore, për të luftuar terrorizmin në Irak dhe Afganistan, dhe për të këshilluar kombet që aspirojnë t’i bashkohen NATO-s. Pres që të punoj me ju për të çuar përpara objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona të mëdha”, thuhet në letrën e urimit për detyrën e  re të cilën Meta e merr zyrtarisht më 24 korrik kur bën edhe betimin si President i ri i Shqipërisë. 

Letra e urimit

Shkelqesise se tij Ilir Metaj

President i zgjedhur i Republikes se Shqiperise

I dashur President i zgjedhur:

Ju lutem pranoni urimet e mija te ngrohta per zgjedhjen tuaj.

Ju deshiroj juve dhe popullit te Shqiperise suksesin me te mire nderkohe qe ju merrni Presidencen.

Ishte nje kenaqesi e madhe t’iu takoja gjate Inagurimit te Presidentit Trump. Mua me pelqeu thellesisht biseda jone per reformen ne drejtesi, trafikun e droges dhe kauzen tone te perbashket per te mundur ISIS-in. Me te vertete, si nje nga anetaret me te rinj te NATO-s, une e vleresoj thellesisht kontributin e rendesishem te Shqiperise per te siguruar stabilitetin ne Evropen jugore, per te luftuar terrorizmin ne Irak dhe Afganistan, dhe per te keshilluar kombet qe aspirojne ti bashkohen NATO-s.

Pres qe te punoj me ju per te cuar perpara objektivat e perbashketa te dy kombeve tona te medha.

Edhe njehere urimet me te mira nderkohe qe ju ngjiteni ne kete post te larte.

Sinqerisht

Orrin G. Hatch

Senati i Shteteve te Bashkuara

Image
Letra e urimit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat