Kruja çel sezonin turistik

Shqipëria

Kruja çel sezonin turistik

Më: 7 maj 2017 Në ora: 10:39
Kruja

Çelet në Krujë sezoni turistik për vitin 2017. Pasditen e kësaj të shtune nëpërmjet një aktiviteti të organizuar nga bashkia e qytetit dhe Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim, u zhvillua ceremonia festive në Pazarin e Vjetër të Krujës.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha se Kruja mbetet një nga qytetet më të vizitueshme të Shqipërisë në çdo stinë të vitit.

“6 miliard lekë janë investuar gjatë këtij mandati në Krujë, në infrastrukturë rrugore si: Rruga e Malit apo rruga e Kalasë, ndërhyrje të kujdesshme në zonën e pazarit pa cënuar origjinalitetin, apo edhe grantet e dhëna për fuqizimin e artizanatit në mënyrë që tradita e prodhimeve artizanale dhe mbi të gjitha autoktone të Krujës të marrë vlerën e duhur. Dy projektet e tjera që po zbatohen janë rikualifikimi i qendrës së Krujës dhe ndërtimi i parkimit nëntokësor si dhe rikualifikimi i sheshit Mustafa Mërlika. Ka edhe më shumë për të bërë. Ashtu siç ulëm TVSH në sektorin e turizmit nga 20% në masën 6%, po ashtu do të vijojmë të punojnë më shumë për Krujën që duam”, tha Ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Turizmi mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për vendin dhe sigurisht për qytetin e Krujës mbetet një sektor prioritar për zhvillimin e qytetit dhe të gjithë bashkisë Krujë.

Në mënyrë që turizmi të zhvillohet ka nevojë për infrastrukturën, bujqësinë, produktet artizanale, sigurinë ushqimore, kulinarinë, stimulimin e biznesit nëpërmjet reduktimit të barrës fiskale, restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe monumenteve të kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat