Basha: OSHEE dhe Shërbimi i punësimit dhanë firma që partitë e Ramiz Ramës të regjistrohen në KQZ

Shqipëria

Basha: OSHEE dhe Shërbimi i punësimit dhanë firma që partitë e Ramiz Ramës të regjistrohen në KQZ

Më: 7 maj 2017 Në ora: 12:26
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha e quajti “harakiri” vendimin e KQZ-së që refuzoi në mbledhjen e sotme zbulimin e të dhënave lidhur me firmat e partive të regjistruara në zgjedhje.

Tre anëtarët e opozitës braktisën sot mbledhjen e KQZ, ku po shqyrtoheshin listat shumë-emërore të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit për 9 subjekte politike.

“KQZ është bërë pjesë e paligjshmërisë. Sot, me paligjshmëri refuzon transparencën, sepse është armiku kryesor i të vërtetës. Sepse nuk do që transparenca e listave, e vërteta të dale në shesh, e firmave falso, e kompanive e shërbimeve publike qe janë shndërruar në firmosës së listave të Partise socialiste”, tha kreu i opozitës duke përmendur këtu OSHEE-në dhe shërbimin e punësimit.

“Këta ja kanë kaluar edhe Ramizit me çmendurinë e tij”, u shpreh Basha.

“I madhe e vogël e di se në këto zgjedhje s’është regjistruar asnjë subjekt veç koalicionit që garoi ne vitin 2015, edhe ai jo i plote”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat