KQZ gjobit PS-në

Shqipëria

KQZ gjobit PS-në

Më: 7 maj 2017 Në ora: 12:39
Selia e PS-së

1 milionë lekë është gjoba që ka marrë Partia Socialiste nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Vendimi u mor pasi në listën shumë emërore të kandidatëve për deputetë të PS-së për zgjedhjet e parlamentare të 18 qershorit, në qarkun e Beratit nuk ka përmbushur kuotën gjinore.

“KQZ të vendosë sanksionin administrativ në masën 1 milion lekë për mos përmbushjen e detyrimit për qarkun Berat, ku nuk janë respektuar kuotat gjinore. Vendimi ynë hyn në fuqi menjëherë”, - u shpreh kreu i KQZ Denar Biba gjatë mbledhjes së sotme. 

Lista e kandidate te PS per deputet ne Berat

Blendi Klosi

Ermonela Valikaj

Adnor Shameti

Fadil Nasufi

Arben Konomi

Eugen Kallfani

Saimir Plaku

Jorik Çelaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet, “Për miratimin e listave shumem?rore të  disa partive politike, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”.

Lista si më poshtë:

1.     Partisë Aleanca Demokratike.

2.     Partisë Socialdemokrate

3.     Partisë Aleanca Demokristiane

4.     Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare

5.     Partisë Aleanca Popullore për Drejtësi

6.     Partisë Fryma e Re Demokratike

7.     Partisë Komuniste të Shqipërisë

8.     Partisë Kristian Demokrate

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat