Fleta e votimit më e vogël në historinë e Shqipërisë pluraliste, ja kostot dhe kush e prodhon

Shqipëria

Fleta e votimit më e vogël në historinë e Shqipërisë pluraliste, ja kostot dhe kush e prodhon

Më: 7 maj 2017 Në ora: 14:49
Ilustrim

Fleta e votimit e 18 qershorit do të jetë më e vogla në historinë e zgjedhjeve shqiptare.

Vetëm 15 parti të regjistruara në të, ndërkohë që rekordet e mëparshme kanë shënuar mbi 65 subjekte politike garuese ne zgjedhje.

Prodhimi i fletëve të votimit do të nise në 9 maj, që është afati limit që PS e PD të gjejnë një zgjidhje për krizën politike e cila mund të fusë opozitën në zgjedhje.

Për herë të parë në histornë e zgjedhjeve , fleta e votimit do të shtypet ne greqi. Më herët ajo printohej në slloveni, itali dhe vetëm 2 herë në shqipëri.

Mësohet se fleta do të ketë 5 elemente sigurie dhe do të prodhohet nga kompania greke “Inform Lykos”.

Kosto e prodhimit për secilën fletë do të jetë 12.3 lekë pa TVSH, ndërsa për te verbërit që ka disa specifika shtesë, do të jetë 270 lekë pa TVSH.

Shpenzimi në total që duhet të paguajë komisioni qendror i zgjedhjeve për këto fletë votimi përllogaritet diku te 250 mijë euro.

Në faqen e saj në internete kompania greke “Inform Lykos” sqaron se ka mbi 120 vjet që operon ne treg dhe ofron shërbimet e saj për kompani në mbi 50 shtete.

“Inform Lykos” prodhon kartmonedhën euro për Greqinë si dhe karta bankare për shumë shtete të tjera.

Pra dokumenta që kërkojnë elementë të lartë sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat