Berisha komenton takimin mes Bashës dhe Trump: Moment historik për Shqipërinë

Shqipëria

Berisha komenton takimin mes Bashës dhe Trump: Moment historik për Shqipërinë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 21:28
Ilustrim

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka postuar një foto në rrjetin social “Facebook”, në të cilën shfaqet kreu aktual i PD Lulzim Basha dhe Donald Trump. Berisha edhe e ka komentuar këtë foto. “Moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Lulzim Basha, Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherash Kryetar i Opozitës së Bashkuar takon Presidentin e SHBA, Donald Trump”, shkruan Berisha.

Lideri i PD Lulzim Basha ka qenë në një vizitë zyrtare në Uashington, ku dhe ka takuar presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Më herët foton e takimit mes tij dhe Trump e ka publikuar edhe Basha. Siç shihet, Basha dhe Trump duket se janë shumë pranë njëri – tjetrit dhe takimi ka qenë i ngrohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat