Sondazhi, Zheji: Vota e Shkodrës për PS-në votë pro-kanabis

Shqipëria

Sondazhi, Zheji: Vota e Shkodrës për PS-në votë pro-kanabis

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 22:45
Artur Zheji

Duke analizuar sondazhin e IPR Marketing dhe Ora News në Shkodër, analisti Artur Zheji, thotë në “Tonight Ilva Tare” se opozita ka pësuar rritje atje dhe se largimi i zonjës Topalli duket se nuk ka ndikuar negativisht.

Zheji: Kemi një trend rritje të opozitës që gjë rrëfen që të paktën në Qarkun e Shkodrës ka një rritje të preferencës të Partisë Demokratike. Pasqyruar në këtë sondazh, Partia Demokratike nuk ka pësuar ndonjë goditje nga largimi i zonjës Topalli. Unë e mendoja më dramatike largimin e zonjës Topalli në Shkodër. Unë do të doja që Topalli të ishte në atë listë si një shkodrane dok. Si kryetare e Kuvendit, performaca e saj është gjykuar si refraktare dhe si një pengesë e rinovimit të lidershipit të Partisë Demokratike dhe një armike e përbetuar e zt. Basha.

Shoh që është ndëshkuar edhe Partia Sociale Demokrate që do të thotë Tom Doshi. Unë prirem të them që shkodranët pëlqejnë arrogancës që Rama ka dëshmuar në Shkodër që ka fyer jo pak kryetaren e Bashkisë, zonjës Ademi. Nuk di të ketë rritje të punësimit. Ky qark ka qenë tmerrësisht i mbjellë me kanabis për arsye se ka vende të paprekshme nga policia, qëllimisht edhe gjeografikisht dhe mund të jetë konceptuar nga shkodranët si një votë pro-kanabis. Ndoshta kjo është një votë pro PS-së dhe pro të mbjellave vitin që vjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat