U rrah nga 4 simpatizantë të PD-së, kush është militanti i PS që braktisi LSI-në

Shqipëria

U rrah nga 4 simpatizantë të PD-së, kush është militanti i PS që braktisi LSI-në

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 10:40
Alban Tafa

Ditën e djeshme një aktivist i PS-së u dhunua nga katër simpatizantë të PD-së në Kavajë për arsye politike.

Ai është Alban Tafa, banues në Luz i Vogël të Kavajës. Tafa është qëlluar nga katër persona, simpatizantë të PD-së.

Image
Alban Tafa

Ai ka treguar në Polici se është dhunuar për shkak të bindjeve politike. Tafa është kasap në Kavajë dhe ka qenë pjesë e LSI-së. Mirëpo së fundmi ai ka zgjedhur të bëjë fushatë për PS-në, thonë burime.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar tre nga sulmuesit, ndërsa i katërti është shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat