Shqipëri, 7.495 vepra penale për tre muaj

Shqipëria

Shqipëri, 7.495 vepra penale për tre muaj

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 12:40
Ilustrim

Instituti i Statistikave në Shqipëri ka njoftuar se në tremujorin e parë të këtij viti janë kryer 7.495 vepra penale, apo rreth 3,5 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Sipas Institutit, gjatë tremujorit të parë 2017 janë regjistruar 7.829 autorë të veprave penale, të cilët janë 4,8 % më pak krahasuar me tremujorin e parë 2016.

“Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, me 39,4 %, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 35,8 % dhe “Krimet kundër personit”me 20,3 %”thuhet në njoftimin e ISSh-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat