Basha: Pas takimit me Trump, më i vendosur për planin tim

Shqipëria

Basha: Pas takimit me Trump, më i vendosur për planin tim

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 13:41
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha në takimin e radhës me elektoratin ka shprehur bindjen për fitoren e së djathtës në zgjedhjet e 25 qershorit. “10 ditë na ndajnë nga largimi i republikës së vjetër.

Të marshojmë këto ditë drejt republikës së re”, ka thënë Basha, i cili i ka mëshuar vizitës në Shtetet e Bashkuara.  “Pas takimit të jashtëzakonshëm me presidentin Trump jam edhe më i vendosur për zbatimin e planit tim për një ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe miqësinë shqiptaro-amerikane. Fitore, fitore, fitore!”, është shprehur Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat