Makinat, 28% e tyre pa kontroll teknik

Shqipëria

Makinat, 28% e tyre pa kontroll teknik

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Siguria rrugore është një nga aspektet ku është vënë theksi vazhdimisht nga ana e institucioneve dhe përpos ndërhyrjeve në pikat e zeza, me sinjalistikë, apo fushatave ndërgjegjësuese akoma ka probleme evidente.

Numri i automjeteve të regjistruara në vend është në rritje nga viti në vit duke rritur automatikisht edhe numrin e personave të ekspozuar në riskun e përfshirjes në aksidente.

“Rritja e numrit të mjeteve rrugore pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane, dhe në mungesë të fasiliteteve për këmbësorët dhe çiklistët, çon në  rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugore, dhe uljen gjithnjë e më  shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik”, thuhet në një raport të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

Image

Sikur të mos mjaftonte numri në rritje i automjeteve duket se një pjesë e mirë e tyre nuk kryejnë kontroll teknik edhe pse në këtë përqindje nuk përjashtohen ato mjete që mund të jenë të regjistruara por nuk qarkullojnë.

“Nëse në vitin 2016 janë të regjistruara 563,106 mjete rrugore, procedurën e kontrollit teknik dhe pagesën e taksave të përcaktuara me ligj, e kanë kryer gjithsej 401,499 mjete  rrugore, ose rreth 28,7% më pak, shifër kjo që nga viti në vit vjen duke u zvogëluar, por përsëri është shumë e lartë”, vlerëson ministria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat