Zguri takim me drejtoreshën e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson

Shqipëria

Zguri takim me drejtoreshën e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 17:04
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri takoi Drejtoreshën e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri takoi Drejtoreshën e USAID në Shqipëri, Catherine Johnson.

Tema e diskutimit ishte realizimi me sukses i projekteve të përbashkëta KQZ-USAID, që kanë të bëjnë me sistemin e integruar të menaxhimit të informacionit zgjedhor.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u shpreh se përfundimi me sukses i 8 moduleve të reja të paketës së programeve kompjuterike, ka rritur transparencën e veprimtarisë së KQZ-së por edhe ka rritur besueshmërinë e aktorëve dhe faktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor në Institucionin që menaxhon dhe administron zgjedhjet.

Përfaqësuesja më e lartë e USAID-it në Shqipëri, Catherine Johnson  u shpreh se bashkëpunimi me KQZ ka rezultuar i frytshëm dhe ka dhënë efekte pozitive në mirëadministrimin e procesit zgjedhor, ndaj organizata që ajo përfaqëson, është e gatshme që të vazhdojë bashkëpunimin me Komisionin, për përshtatjen e modulit të financimit dhe shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore me ndryshimet e fundit ligjore.

KQZ me mbështetjen e USAID para zgjedhjeve të 2013, filloi ndërtimin e një paketë të plotë programesh kompjuterike për menaxhimin e integruar të informacionit zgjedhor (Integrated Elections Managment Information System- IEMIS).

Kjo paketë u plotësua me përfundimin e zhvillimit të 8 moduleve që kanë të bëjnë me menaxhimin e procesit për regjistrimin e subjekteve zgjedhore,  financimin dhe shpenzimet për fushatën zgjedhore të partive politike, për shpenzimet e partive politike për veprimtarinë vjetore edhe në vit jo zgjedhor, për shpërndarjen e mandateve e të tjerë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat