Batutat e plota të Ramës dhe Majkos me Sadamin: Pallati me shigjeta qenka si “Wall Street” i votave

Shqipëria

Batutat e plota të Ramës dhe Majkos me Sadamin: Pallati me shigjeta qenka si “Wall Street” i votave

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 17:13
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Pandeli Majko

Kryeministri Rama dhe deputeti Pandeli Majko kanë shkëmbyer batuta për PS-në dhe veteranët gjatë një kafe mëngjesi me banorë të Njësisë Nr.5 në Tiranë.

Majko u shpreh se nuk ekziston PS pa LANÇ-in, ndërsa Rama shpjegoi se është rritur shpërblimi për veteranët, por është hequr për nipin e dëshmorit.

Kreu i PS-së e ka cilësuar Majkon dëshmorin e gjallë të PS-së, ndërsa i kërkoi atij t’u shpjegojë pensionistëve fondin prej 40 milionë dollarësh, që qeveria do të parashikojë në çdo buxhet për shpërblimin e fundvitit për ta.

Por nuk kanë munguar as batutat e Ramës për marrëveshjen me Lulzim Bashën, apo dhe sondazhet për zgjedhjet që bëhen ditët e fundit.

Rama: Si shkojnë punët në Njësinë Nr.5?

Majko: Shumë mirë shoku kryetar, po punojmë për perspektivat e planit 5- vjeçar…(qesh)

Rama: Pije kafen se të ftohet! Do u themi ca gjëra njerëzve.

Majko: Jemi direkt?

Rama: Live.

Majko: Live fare?! Mos, mor burrë, nuk shikon njeri Facebook në pikë të sabahut!

Rama: Seriozisht e ke?!

Majko: Normale, rri o derëbardhë, se nuk kanë mendjen tonë njerëzit!

Rama: O lali Eri, do ta dëgjojmë içik shefin e madh Pandi?!

Majko: Erionit unë i kam nxirë jetën për të bërë këtë bllokun këtu. Këtu në mes ka qenë një karabina betonarmeje dhe ka qenë një picir i tmerrshëm. Tani këtu ka ndryshuar cilësia e jetës. Dhe është një nga punët që më ka shijuar më shumë nga bashkia.

Një banor: E filluat ju kryetar këtë punë?

Majko: Ky bëri shigjetat…

Rama: Çfarë shigjetash more, se edhe ti e mbron këtë teorinë fasadat… fasadat

Majko: Fasadat do bëhen tani, me sa di unë me pallatet e vjetra.

Veliaj: Do propozojnë administratorët bashkë me banorët për rregullimin e fasadave.

Majko: Ku është Sadami, administratori i Pallatit me Shigjeta?

Rama: Paska emër të veçantë! Hajde Sadam, hajde, tako pak Xhorxh Bushin… Emrin Sadam kush ta ka vënë, Pandi?!

Sadami: Këtu çdo gja ka ndryshuar. Nuk hyjnë as makinat. Kur nuk hyri makina jote, zoti Kryeministër, të tjerët nuk bëhet fjalë.

Rama: Makina ime respekton më shumë se çdo tjetër rregullat e qarkullimit. Ia kam thënë shoferit, nëse shkel rregullat e qarkullimit, do t’i paguajë nga rroga e vet gjobat.

Majko: Kemi dhe ministrin teknik që nuk pyet, të vë gjoba…!

Rama: Kisha hallin e Pandit, se kur ishte ministër i Mbrojtjes i shkelte semaforët, por këtë e bënte për çështje të sigurisë kombëtare.

Majko: Ka një karakteristikë këtu, sepse si voton pallati me shigjeta ai është rezultati. Tani Sadam, kam përshtypjen se rezultati…

Sadami: 97% majtas, të tjerët të shkojnë nga të duan.

Majko: Mos ia thuaj majtas se ky (flet për Ramën) do shpjegime ç’do të thotë majtas! Sadami: Një skicë me të shkruajtur të gjitha.

Rama: Sa majtas? Sadami: 100 për qind. Një të majtë kemi ne.

Rama: Aaa një të majtë, po rri se po del në gazetë edhe ti duke manipuluar, dhe ti si sondazhet…

Sadami: Për sondazhet rri i qetë ti, veje kokën në jastik i qetë. Këtu e ke të garantuar sa të jem unë.

Rama: Sa votues ka këtu, ke këto pallatet?

Sadami: Minimumi janë 900 votues.

Rama: Këtu?!

Sadami: Minimumi janë 230 familje.

Rama: Këtu qeka një qendër votimi vetëm për pallatin më shigjeta.

Majko: Këtu është bursë ore!

Rama: Këtu qenka “Wall Street-i” i votës. Po ndonjë demokrat kemi këtu, apo i ke shkatërru fare ti?!

Sadami: Po ikën ata, se do vije ti…

Rama: Po pse ikën ata, se ne jemi bashkë…?

Sadami: Ata, sa morën vesh që do vijë Edi Rama, ikën

Rama: Po pse s’e kanë marrë vesh që jemi bashkë ne?

Sadami: Jo, po ata duan të jenë më vete.

Rama: Duan tepsinë e tyre ata? Aaa, s’ka tepsi.

Majko: Sadam, e shikon ça thotë, ka kaluar kufirin e partisë e nuk i dihet ku do të shkojë tani

Rama: Ky është kuptimi i PS, nuk është përtej të majtës e së djathtës, është edhe të majtë, edhe të djathtë bashkë.

Sadami: Ca të djathtë po vijnë nga ne.

Rama: Të djathtët nuk duhet të vijnë nga ne, duhet të rrinë atje ku janë, por të votojnë për ne. Ata të rrinë aty ku janë se punët kush do ia bëjë?!

Majko: Pse i thua Erionit lali, ai është i ri?

Rama: Lali i thotë të vegjëlve. Imagjino të thonin lali Pandi.

Majko: Imagjino të fillonim lali Eri, lali Pandi, lali Sajmiri..

Rama: Lali Sajmiri nuk shkon, është Saje qorri, unë jam Edvin droga, nuk më shkon lali Edvini. Ç’të gjeti Pandi, ç’të gjeti, me Edvin drogën dhe Saje qorrin, je zhytur në narkosocializëm (qesh)

Rama: Larg qoftë, nuk na e dhatë timonin vetëm këtë herë, lali Erin e keni vetëm për ngushëllime dhe dasma se nuk ka më mbështetje.

Majko: Edhe vizita për 5 Majin.

Një banore: E ç’e do 5 Majin?

Rama: Ja ku e ke, ky (për Majkon) është dëshmori i gjallë i PS-së.

Një banore: Do të na i ktheni 5 mijë lekëshin e familjes së dëshmorëve që na e hoqi Berisha?

Rama: Dëgjo si e mendoj unë. Ne kemi rritur shpërblimin për veteranët, kurse dëshmorët nuk janë vrarë që stërnipërit të përfitojnë nga vrasja e tyre. Ata e bënë që të gjithë të jenë të barabartë.

Majko: Familjet e dëshmorëve kanë disa të drejta, por duhen rregulluar disa varreza dëshmorësh që janë degraduar fare, sepse ata na mbajnë ne si parti, nuk na mbajnë rrugët dhe asfalti. Lëre tani! Ne LANÇ-i na ka mbledhur, pa LANÇ nuk ka Parti Socialiste. E them mirë apo jo, se po më shikoni si të habitur?!

Rama: Ore, me këtë nuk na the ndonjë gjë të re.

Majko: Ti që ke dëshmor në familje, të rikuperon pak kjo gjë. Secili krenohet me punën e vet.

Rama: I ke folë për programin e pensioneve?!

Majko: Pse nuk dëgjojnë këta kryeministrin se çfarë bën?! Këta nuk duan më të dëgjojnë, duan të shikojnë dhe këtë që po shikojnë këtu, kuptojnë se puna ka radhë. Ti mund të flasësh për pensionet, por nëse nuk ndryshon gjë në pragun e shtëpisë së vet, nuk u hyn gjë në sy. Këta këtu nuk i kapërdijnë të gjitha llafet e politikës.

Rama: Ore ti, ua ke thënë se janë 40 milionë dollarë çdo vit për pensionistët ua ke thënë?!

Majko: Jo! Nuk ia kam thënë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat