Denoncimi: Çfarë po bëjnë grekët për të ndihmuar Vangjel Dulen

Shqipëria

Denoncimi: Çfarë po bëjnë grekët për të ndihmuar Vangjel Dulen

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:43
Vangjel Dule

Historiani Arben Llalla ka bërë një denoncim shumë të fortë ditën e sotme për shtetin grek. 

Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Llalla thotë se shteti grek po jep pasaporta për shqiptarët, me kusht që ata të votojnë për PBDNJ-në me kryetar Vangjel Dulen.

Madje, ai ka dhënë edhe shifrën e shqiptarëve të cilët kanë marrë pasaportën për këtë arsye.

Postimi i Arben Llallës:

MPB e Greqisë po u japin shtetësi greke shqiptarëve që kanë aplikuar me kushtin që të votojnë Vangjel Dulen. Vetëm në Borsh dhe Vranisht janë dhënë shtetësi greke këtë muaj rreth 60 shqiptarëve. Dihet se vranishtasit dhe borshi se çfarë kombësie dhe besimi fetar kanë. (Këty të dy janë nga Borshi, disponojmë fakte të tjera) 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat