Kushner: Këtë vit nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shqipëria

Kushner: Këtë vit nisin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:07
Ish-ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner

Ish-ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner ka theksuar se pret që Bashkimi Evropian të nisë negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë këtë vit.

Në një opinion të publikuar në “Financial Times”, Kushner pret që BE të nis negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë, pas zgjedhjeve dhe samitit të Triestes që mbahet në korrik. 

Kushner i konsideron çikërrima opinionet se zgjerimi i BE-së po ndalet për shkak të Brexit, nacionalizmit në rritje, apo lodhjes nga zgjerimi, ndërsa është optimist për Ballkanin Perëndimor.  

“Përgjigja e BE do jetë pozitive në të paktën dy procese negocimi, gjykuar nga burimet që BE ka vënë në dispozicion të synimit për t’i mbajtur të gjashtë shtetet në rrugën e anëtarësimit, siç ka ndodhur së fundi me ndërhyrjet në Shqipëri dhe Maqedoni”, thotë Kushner.  Tregues është rasti i Shqipërisë. 

“Për tre muaj PD u fut në një çadër duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, bojkotoi Parlamentin dhe nuk ishte kurrë e qartë se përse me një gjuhë bombastike brenda saj mbaheshin fjalime që mund të ishin mbajtur  fare mirë në Parlament”, shprehet ish-ministri i Jashtëm francez.  

Por ishte e qartë, sipas tij se duke lënë bosh vendet në Parlament demokratët po bllokonin reformën në drejtësi, e fundit që kërkohej nga BE përpara hapjes së bisedimeve të anëtarësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat