Ruçi i përvishet Metës: Jeni bërë si shushunjat, të morëm 22 vjeç në PS e të bëmë deputet

Shqipëria

Ruçi i përvishet Metës: Jeni bërë si shushunjat, të morëm 22 vjeç në PS e të bëmë deputet

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:30
Gramoz Ruçi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi ka sulmuar ish-kreun e LSI-së, Ilir Metën. Gjatë një takimi elektoral në Cakran të Fierit, Ruçi pohoi se ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë t’i bëjnë pis, duke shigjetuar kështu LSI-në.

Nga ana tjetër socialisti risolli edhe njëherë ndër mend deklaratën e kryeministrit Edi Rama se LSI është mësuar të rri si shushunja në pushtet.

“Ka forca politike që këto zgjedhje kërkojnë t’i bëjnë pis. Janë mësuar të rrinë si shushunja në pushtet. Luajnë me vendet e punës dhe me thesin e miellit. Ilir Meta erdhi në fier për të bërë pis zgjedhjet.”, tha Ruçi. Po ashtu, Ruçi i kujtoi Metës faktin se në PS hyri në moshën 22-vjeçare dhe ishte kjo forcë që e bëri deputet. “Pa librezë pune PS e mori Ilir Metën 22 vjeç, e bëri deputet”, theksoi ai.

Meta, pas incidentit që ndodhi dje ku një anëtar i LSI u dhunua nga militantë të PS-së, shpërtheu kundër Ramës dhe Ruçit, ndërsa për këtë të fundit tha se: “Gramoz Ruçi ka ikur me fustan në Greqi dhe e njoh mirë kush është Gramoz Ruçi. Në 1996 nuk dilte dot në Fier”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat