KQZ jep alarmin: Urgjent emërimi i komisionerëve, nuk ka kohë për trajnimin e tyre

Shqipëria

KQZ jep alarmin: Urgjent emërimi i komisionerëve, nuk ka kohë për trajnimin e tyre

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:35
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve doli me një deklaratë ditën e sotme duke i bërë thirrje partive politike të emërojnë urgjentisht komisionerët për qendrat e votimit.

KQZ në deklaratë thotë se jemi 10 ditë para zgjedhjeve dhe se nuk ka më kohë për trajnimin e Komisionerëve.

“10 ditë para zgjedhjeve ende nuk janë emëruar komisionerët për QV-të. Urgjent emërimi i komisionerëve, nuk ka më kohë për trajnimin e tyre “, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat