Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 17 qershor. Shkak për këtë vendim është bërë kërkesa për të zëvendësuar deputeten e PD-së, Jorida Tabaku, në komisionin ‘ad hoc’ për vetting-un.
Tabaku sapo ka lindur binjakët dhe e ka të pamundur të marrë pjesë në mbledhjet e komisionit.
Kërkesa në Kuvend u depozitua nga 1/5 e deputetëve.