Monika Kryemadhi: LSI nuk do të nënshtrohet kurrë!

Shqipëria

Monika Kryemadhi: LSI nuk do të nënshtrohet kurrë!

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:43
Monika Kryemadhi

Mezi ka gjetur fjalët nga emocionet...Monika Kryemadhi e pati të vështirë të nisë fjalimin e saj në mitingun e LSI-së në sheshin “Nënë Tereza”.

“Zemra sa nuk po më del nga kraharori nga kjo mrekulli e jashtëzakonshme, nga entuziazmi”, u shpreh zëvendës-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“LSI nuk do të nënshtrohet kurrë përpara asnjë zëri të botës’, - vijoi ajo – duke shtuar se Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur. 

“Sot Shqipëria ka një shans, dhe shansi është për të votuar numrin 1. Ne i japim shansin të rinjve shqiptarë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne kemi nevojë për këtë rini të mrekullueshme, e cila i kthen shpresën e munguar Shqipërisë. Edhe shqiptarët që janë larguar e kanë një shans për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre”, u shpreh Kryemadhi.

Kam vetëm një kërkesë për të gjithë ju – tha zv.kryetarja e LSI-së: "Secili nga ju nga dita e sotme mos të ndalojë në asnjë moment, të punojnë çdo ditë për të votuar LSI-në për të ardhmen e qindra mijëra të rinjve të tjerë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat