Meta: Rama, Ebola e Shqipërisë!

Shqipëria

Meta: Rama, Ebola e Shqipërisë!

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:53
Ilir Meta

Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama që sipas tij futi kriminelët në Kuvend dhe ndërpreu ëndrrat e të rinjve duke i larguar nga vendi.

Gjatë fjalimit në mitingun madhështor të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, Meta e quajti kryesocialistin Rama, Ebolën e Shqipërisë.

Meta tha se mandatet që LSI fitoi në total në zgjedhjet e vitit 2013, do t’i marrë vetëm në qarkun e Tiranës më 25 qershor.

“Aq mandate saç mori LSI përpara 4 vitesh në 2013 kur ishte në koalicion me rilindjen, aq mandate do ti marrë vetëm në tiranë më 25 qershor, sepse ne nuk promovojmë deputetë me rekorde kriminale, kryetar bashkish me rekorde kriminale, ata i promovoi rilindja, ne promovojmë të rinjtë e talentuar, atdhetarë të familjeve të thjeshta të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë se nuk duam që ky vend të braktiset. Çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria lë një peng dhe një breng në familjen e tij dhe në familjen tonë të madhe. LSI do të jetë forcë e parë sepse ne nuk mund të jemi rrotë më rrotë me Sierra Leonen në të gjithë botën përsa i takon fenomenit të largimit dhe të braktisjes së vendit. Mirë në Sierra Leone ka pasur luftë civile dhe Ebola, po këtu çfarë ka? E kemi edhe në një sëmundje të tmerrshme shfarosëse të vlerave më të mira kombëtare, Ebola jonë quhet Rilindje. Ebola jonë është mashtrimi dhe pabesia më e madhe që ka njohur kjo tokë mijëra e mijëra vjet”, u shpreh Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat