Gjinushi: Meta de fakto ka dhënë dorëheqje si President

Shqipëria

Gjinushi: Meta de fakto ka dhënë dorëheqje si President

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 23:05
Skënder Gjinushi

Kreu i Partisë Social Demokratike, Skënder Gjinushi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se Ilir Meta praktikisht mund të japë dorëheqjen nga posti i Presidenti dhe de fakto e ka bërë këtë.

Pjesë nga deklaratat:  

Hila: Ka zëra që ditën e betimit nuk do të jetë kuorumi prej 71 deputetësh dhe kjo do të shkaktojë rënien e Ilir Metës?

Shehi: De fakto ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga Presidenti. Në fillim tha se do të rrijë derisa të bëhet betimi dhe pastaj e kapi situatën dhe tha që nesër unë largohem. Presidenti i Republikës është në konflikt të plotë të interesit që të dalë në krye të një partie politike në fushatë zgjedhore. Dhe për më tepër të kërcënojë me mandatin e Presidenti. Ky është shpërdorimi më i madh që mund t’i bësh Presidentit të Republikës. Unë mendoj që Ilir e ka në mend të japë dorëheqjen. Ka zgjedhur t’i rikthehet LSI-së.

Arjon Sulo: Për mua është një precedent negativ. I doli situata nga duart. LSI është në fushatë pa një strategji të mirëmenduar përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat